
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj festës së organizuar nga Partia Socialiste pas zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar atë si një “festë të farsës elektorale” dhe rezultat të një procesi të manipuluar thellësisht.
Berisha tha se zgjedhjet prodhuan një “narko-parlament” dhe e akuzoi kryeministrin si “armik të betuar të votës së lirë”.
Kreu i PD Sali Berisha: Ky takim ishte festë e farsës elektorale. Ky takim me narko-deputetë të tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme në Shqipëri e në rajon. Në takim, Rama iu tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK.
Farsa elektorale prodhoi narko-parlament. Edi Rama është armik i betuar i votës së lirë. Raporti i Komunitetit Ndërkombëtar për zgjedhjet do dalë, teksa Rama po paguan shuma të mëdha për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do ia arrijë. Raporti do jetë pasqyra e kësaj farse.