Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Fier–Patos, vetura përplaset me autobusin e linjës Roskovec–Fier



Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Kthesa e Portezës”.

Një automjet tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec–Fier. Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.