Vendosni fjalën kyçe....

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos uron Edi Ramën për fitoren: Koha për zgjerimin e BE është tani



Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjetin social “X”, Kos shprehet se pret me padurim vijimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Urime Edi Rama. Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të mirë në ndjekjen e reformave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Momenti për zgjerimin e Bashkimit Europian është real – le ta shfrytëzojmë së bashku!”, shkruan komisionerja.