Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama voton në Surrel: Sot është fjala e popullit


Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme në qendrën e votimit të vendosur në Surrel.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryeministri ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat pas votimit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për demokracinë.

“Sot është fjala e popullit! Të presim çfarë do të thotë populli,” – u shpreh Rama, pa dhënë komente të mëtejshme.

Procesi i votimit vijon në të gjithë vendin për zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit të Shqipërisë.