Vendosni fjalën kyçe....

“Falim gjobat e kamatëvonesat e KESH-it e IKMT-së, rimbursim barnash, rrogë minimale 500 euro”, rroga e mësuesve 1500 euo” – Berisha


Kreu i PD-së Berishau bëri thirrje dibranëve dhe gjithë shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për të shporrur qeverinë e Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve entuziastë që kishin mbushur bulevardin “Elez Isufi” në Peshkopi, Berisha tha se Rama dhe qeveria e tij u kanë bërë shqiptarëve të këqijat më të mëdha në histori.

Ai premtoi faljen e gjobave dhe kamatëvonesave të KESH-it, UKT-së e IKMT-së, uljen e taksave, rimbursimin e barnave, pensionin minimal 200 euro, rrogë minimale 500 euro e rrogë maksimale 1200 euro, rrogën e mësuesve 1500 euro.

“Mesazhin e ndarjes me 11 Maj nga Pashiqi shqiptar, shqipfolës, i cili u bëri shqiptarëve të këqijat më të mëdha që ata kanë njohur në historinë e tyre. Çdo dibrane dhe çdo dibran, çdo shqiptare dhe çdo shqiptar me 11 maj takohet me historinë. Me 11 maj merr vendimin e tij solemn për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve. Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që nuk e ka njohur në shekuj me radhë. Të dashur miq, Fatbardha, mësuesja e nderuar, tha këtu se Edi Rama, e la në Dibër shkollën pa fëmijë, shtëpinë bosh. Do shtoja me një dhimbje të madhe, shkollën pa fëmijë, shtëpinë pa fëmijë dhe djepin bosh. Kurrë ndonjëherë si komb, asnjë luftë, asnjë fatkeqësi nuk ka ka boshatisur ne në këtë mënyrë.” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se kreu i qeverisë ka përdorur armët më të egra ndaj Dibrës, Matit dhe Shqipërisë për të shpopulluar vendin.

“Edi Rama me regjimin e tij përdori kundër shqiptarëve armët më të egra të regjimeve më çnjerëzore. Përdori varfërinë, mjerimin, papunësinë, skamjen për të boshatisur Dibrën, Matin dhe Shqipërinë. Edi Rama qeveris për 12 vite. Kur erdhi në pushtet, Dibra dhe dibranët, Shqipëria dhe shqiptarët shtoheshin. Rrogat e tyre, pensionet e tyre rriteshin çdo vit. Bizneset e tyre, fermat e tyre zgjeroheshin vit pas viti. Shqiptarët së bashku me dashurinë për Shqipërinë, dhe dibranëve për Dibrën, u ecte shpresa për një ditë gjithnjë e më të mirë. Kurse Edi Rama u vrau shpresën shqiptarëve. Solli në krye të vendit një grusht hajdutësh që kohërat nuk i kanë njohur kurrë në histori. Fermerët e Dibrës falimentojnë njëri pas tjetrit sepse iu hoqi subvencionet, hapi doganat. Prodhimet e subvencionuara të fermerëve të Ballkanit, dhe veçanërisht të Serbisë, vërshojnë sot në tregje dhe sot 80 përqind e frutave, zarzavateve vijnë nga jashtë. Ndërkohë, tokat mbeten djerrë dhe prodhimet kalben në Shqipëri. Krijoi një racë qeveritarësh që nuk duan t’i dinë as për ilaçe, as për pensionista dhe as për të rinjtë.” – shtoi Berisha.