Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i katërfishtë në aksin Lezhë-Laç, plagosen disa persona


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot, ku janë përfshirë katër automjete.

Shkak për këtë aksident të katërfishtë dyshohet se është bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur disa persona. Ata janë dërguar në urgjencën e Spitalit të Lezhës për të marrë shërbimin mjekësor.