
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bllokuan një fushatë që promovonte vaksinat e gripit sezonal dhe anuluan një konferencë të madhe me ekspertë të gripit vetëm disa ditë pasi skeptiku i hapur ndaj vaksinave, Robert F. Kennedy Jr. u bë zyrtari më i lartë shëndetësor i vendit.
Nën udhëheqjen e Kenedit, CDC e tërhoqi fushatën që kishte për qëllim nxitjen e njerëzve me rrezik të lartë për t’u vaksinuar.
Reklamat përdorën kafshët si një analogji për vaksinën që sipas fushatës do e bënte grupin e personave me probleme shëndetësore më pak të rrezikuar nëse bënin vaksinën, shkruan NY Post.
Por stafit të CDC-së iu tha në një takim me përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare për Imunizimin dhe Sëmundjet e frymëmarrjes se fushata nuk do vijonte, raportoi gazeta. Informacioni rreth fushatës u hoq më pas nga faqja e internetit e CDC.
Të enjten, HHS më pas urdhëroi CDC të shtyjë pafundësisht një takim të komitetit të tij këshillues për vaksinat – të cilin Kennedy e ka kritikuar në të kaluarën – të planifikuar për 26 shkurt dhe 28 shkurt, raportoi Ëashington Post.
Lëvizjet vijnë më pak se një javë pasi Kennedy u betua si Sekretar i Shëndetësisë, i përzgjedhur nga presidenti Trump.
HHS mohoi që fushata kundër gripit të ishte hequr nga faqja e internetit.
“Jo, CDC-së nuk iu tha të hiqte faqen e fushatës së vaksinimit të gripit,” tha në një deklaratë Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimet Njerëzore, sipas faqes së lajmeve teknologjike arstechnica.com
“Fatkeqësisht, zyrtarët brenda CDC-së, të cilët e urrejnë axhendën e Sekretarit Kennedy dhe Presidentit Trump, duket se po falsifikojnë dhe keqinterpretojnë qëllimisht udhëzimet që ata marrin”, thuhet në deklaratë.
Një zëdhënës i HHS tha gjithashtu për The Ëashington Post se konferenca e vaksinës ishte “shtyrë për të akomoduar komentet publike përpara takimit”.
Sidoqoftë, që nga e premtja, konferenca nuk ishte riplanifikuar.