
Një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, presidentja Osmani ka udhëtuar drejt Francës me ftesë të homologut Macron.
Osmani do marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale ku përveç mikpritësit Macron marrin pjesë edhe zv.presideni amerikan Vance e krerë të tjerë botërorë.
“Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga presidenti Macron dhe kryeministri Modi.” – thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Osmanit.