Vendosni fjalën kyçe....

Krim në familje në Tiranë, kunati akuzohet se vrau nusen e vëllait


Një krim brenda familjes ka ndodhur në Bathore. Agron Tanushi dyshohet se ka qëlluar për vdekje kunatën e tij, Jetmira Hasani.

Krimi i rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Apollonia’ ndërsa nuk dihet ende dinamika e ngjarjes.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtës nga vendi i ngjarjes ndërsa policia i është vënë pas për ta kapur.

Njoftimi

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *