Vendosni fjalën kyçe....

Trump ripërsërit planin për marrjen e Gazës nga SHBA, me zhvendosjen e palestinezëve në rajon


Donald Trump ka përsëritur planin e tij për një marrje nën kontroll të Gazës nga Shtetet e Bashkuara, një ide që u refuzua gjerësisht nga palestinezët dhe liderët botërorë të mërkurën. 

Në një postim në rrjetet sociale, Trump deklaroi se Gaza “do t’i kalohej Shteteve të Bashkuara nga Izraeli në përfundim të luftimeve”.

Ai shtoi gjithashtu se palestinezët “do të ishin zhvendosur tashmë në komunitete shumë më të sigurta dhe më të bukura, me shtëpi të reja dhe moderne në rajon”. 

Analistët theksojnë se ky plan nuk ka gjasa të realizohet, por deklaratat e Trump mund të kenë pasoja në diplomacinë ndërkombëtare dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, shkruan BBC.

Trump e shpalli këtë plan të martën në mbrëmje, duke thënë se dëshiron që SHBA të marrë një “pozicion pronësie afatgjatë” mbi Gazën. 

Ndërkohë, ai pritet të flasë mëngjesin e sotëm në “National Prayer Breakfast” në Uashington, një ngjarje e rëndësishme për politikën amerikane.