Vendosni fjalën kyçe....

Auron Tare: Zjarri në Finiq ka djegur Parkun Arkeologjik, janë dëmtuar monumentet dhe strukturat antike


Zjarri që ka rënë në Finiq ka djegur Parkun Arkeologjik denoncon ish-drejtuesi i Parkut të Butrintit, Auron Tare.

Sipas Tares, zjarri ka dëmtuar monumentet e Kulturës dhe strukturat antike.

Zjarri i sotëm, i cili shkrumboi tërësisht Parkun Arkeologjik të Finiqit duke dëmtuar monumentet e Kulturës dhe strukturat antike tregon më së miri braktisjen e këtij Qyteti vetëm 9 km nga Saranda.

Harresa dhe braktisja e këtij Qyteti madhështor që sot u bë shkrumb nuk ka lidhje me barbarët e dikurshme, por në radhe të parë me frymën indiferente të publikut dhe me pa aftësinë burokratike të Institucioneve, të cilët nuk po kuptojnë se Trashëgimia Kulturore është çelësi i një turizmi largpamës dhe mundësi për zhvillimin ekonomik”, shkruan Tare.