Moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën dhe Malin e Zi, ku dëbora ka bllokuar disa akse dhe si pasojë ka bërë që të mbyllet përkohësisht edhe Pika e Kalimit kufitar në Kullë.
Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se priten reshje të borës në zona të larta malore.