Vendosni fjalën kyçe....

Rreshjet e dëborës bllokojnë pikën kufitare midis Kosovës dhe Malit të zi


Moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën dhe Malin e Zi, ku dëbora ka bllokuar disa akse dhe si pasojë ka bërë që të mbyllet përkohësisht edhe Pika e Kalimit kufitar në Kullë.

Lajmi është konfirmuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se priten reshje të borës në zona të larta malore.