Vendosni fjalën kyçe....

Republikanët kritikojnë administratën Biden: E kanë mendjen te ndryshimi i përemrave në ushtri, jo te forcimi i saj


Udhëheqja ushtarake dhe politike e SHBA-së po dobëson aftësitë luftarake të vendit ‘përmes një sulmi të qëndrueshëm që nxitet nga kultura ‘woke’, ka pohuar një raport nga senatori i Floridës Marco Rubio dhe kongresmeni Chip Roy i Teksasit.

“Në vend që të ngrejë çështjen që kanë të bëjnë me forcën e trupave e të mbrojë kombin tonë, ushtria po bën papagallin e pakuptimtë të kulturë ‘woke’. Është pa asnjë vlerë, nuk funksionon dhe është e rrezikshme. Ne duhet të kalojmë më shumë kohë duke menduar se si të përballemi me aeroplanmbajtëset kineze dhe më pak kohë duke menduar për përemrat.” – tha Rubio në një deklaratë.

Dokumenti prej 17 faqesh godet administratën Biden për gjoja ‘shtyrje të teorisë kritike të racës, procedurave të ndryshimit të seksit dhe politikës së identitetit’. Raporti vë në dukje se procedurat e ndryshimit të gjinisë kanë ‘periudha riaftësimi disamujore’, ndërsa njerëzit me mbajtëse ortodontike as nuk mund të regjistrohen derisa ato të hiqen.

Ligjvënësit gjithashtu kritikuan Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin për një urdhër njëditor të pezullimit, të lëshuar në shkurt 2021, i cili supozohet se ishte i nevojshëm për të ‘diskutuar ekstremizmin në radhët e ushtrisë.

Shefi i Shtabit, Gjenerali Mark Milley, u kritikua gjithashtu për përpjekjet e tij të supozuara për të përhapur teorinë kritike të racës dhe dëshminë e tij dhënë në Kongres mbi ‘tërbimin e bardhë’.

Rubio dhe Roy pohuan në raportin e tyre se ekstremizmi racor nuk është një ‘çështje virtuale në ushtri’. Ata akuzuan gjithashtu ushtrinë amerikane për mungesë përgjegjësie, duke vënë në dukje ‘tërheqjen katastrofike’ nga Afganistani në gusht 2021.

Raporti vuri në dukje se askush nuk u përball me pasoja dhe i vetmi ushtarak që u qortua ishte një ‘nënKolonel që kritikoi mënyrën se si u krye tërheqja’.