Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e Meta takim në selinë blu


Kreu i PD-së Berisha është takuar paraditen e sotme me kreun e PL-së Meta.

Takimi po zhvillohet në selinë blu ndërsa në qendër të tij besohet të jetë bashkëpunimi për aksionin opozitar e zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Ky është takimi i dytë mes Berishës e Metës. Të dy krerët kanë konfirmuar më herët bashkëpunimin ndërsa pritet të dalin me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale.