Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi publikon videon: Sistemi TIMS është 100% në punë


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka publikuar videon që tregon funksionimin e sistemit TIMS në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit.

Në video duken udhëtarët teksa përdorin sistemin automatik të kalimit të portave.

Live nga Rinasi. Ky është sistemi i portave elektronike (e-gate). E-gate nuk ka si punon pa TIMS dhe TIMS është 100% në punë qysh prej kur njoftuam publikisht. Të tjerat janë dizinformim i qëllimshëm ose nga përtacia po njësoj i dëmshëm për publikun”, shkruan ministri.

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj një kronike të televizionit Top Channel i cili pretendonte se nuk funksiononte sistemi TIMS në Rinas dhe se kalimi kryehej manualisht duke bërë fotografi pasaportat.