Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Balla: Bajram Begaj plotëson të gjitha kriteret për president


Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, është mbledhur këtë të shtunë grupi parlamentar i PS-së, për të marrë firmat mbështetëse lidhur me propozimin si kandidat për president të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj.

Kandidatura e Begajt do dorëzohet sot para orës 12:00 në Kuvend me 20 firmat e deputetëve.  

Gjatë fjalës së tij, kreu i Grupit të PS-së Taulant Balla, tha se kandidati i propozuar nga PS i përmbush të gjitha kriteret.

lexoi para deputetëve vendimin e Kryesisë.

“Kryesia e PS ka marrë vendimin për t’i propozuar grupit parlamentar si më poshtë vijon. Duke mbajtur në konsideratë pozicionin kushtetues e rolin që i jep kushtetuta Presidentit, cilësitë pa orientim politik, për të propozuar kandidatin me integritetin më të lartë.

Kryesisa i propozon grupit si kandidat për president zotin Bajram Begaj. Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese ligjore. Zoti Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President.

Besimim se kjo kandidaturë do mbështetet dhe nga deputetë të tjerë të Kuvendit.”– tha Balla.

Më tej Balla shtoi: “Ne si grup parlamentar do t’i nënshtrohemi procedurave parlamentare me besimin se kjo kandidaturë do të mbështetet dhe nga deputetët e tjerë të Kuvendit të Shqipërisë.”