Policia e Lezhës ka vënë në pranga Drejtorin e Zonave të Mbrojtura në këtë qark, Pjetër Tonin si dhe tre inspektorë të zonës.
Sipas televizionit “News 24”, Prokuroria ka lëshuar katër urdhër-arrestet, pasi në zonën e mbrojtur të Vainit prej disa javësh po hidheshin inerte sipas një denoncimi në një emision investigativ.
Ndaj drejtorit dhe tre inspektorëve është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disa javor, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.
Policia ende nuk ka reaguar, pasi aksioni është në vijim e sipër.