Vendosni fjalën kyçe....

BQE: Kriptomonedhat përdoren për t’iu shmangur sanksioneve ndaj Rusisë


Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se kriptomonedhat përdoren për t’iu shmangur sanksioneve ndaj Rusisë.

“Asetet kripto sigurisht që po përdoren për t’iu shmangur sanksioneve”, tha Lagarde gjatë një fjalimi në Samitin e Bankës për Marrëveshjet Ndërkombëtare (BIS).

Përderisa rubla ruse që bën pjesë në monedha të qëndrueshme dhe kriptomonedhat janë qartësisht në rritje në vëllim, ajo tha se sasia e tregtisë është në nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2021.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha më 14 mars se zyrtarët po punojnë në mënyrë që Rusia dhe elitat e saj të mos përdorin asetet e kriptove për të anashkaluar sanksionet.