Vendosni fjalën kyçe....

Topalli: Nuk besoj se bashkimi mekanik i PD-së çon në unifikimin e saj


Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike , Jozefina Topalli deklaroi në emisionin “Opinion”, se nuk beson që bashkimi mekanik i partisë do të çonte në një unifikim të saj.

Topalli tha se kjo forcë ka kaluar në degradim dhe është momenti që të bëhet një analizë e thellë mbi shkaqet dhe “mea culpa” e atyre që gjatë kësaj periudhe kanë qenë pranë Bashës.

Nuk hyj në kategorinë e njerëzve që mendojnë se bashkimi mekanik mund të çojë në unifikim. Së dyti para bashkimit duhet të ketë një analizë të thellë, të sinqertë, të besueshme, Duhet të fillojmë të pyesim veten se ku ishim ne gjatë 10 viteve dhe pse arritëm në këtë pikë? Duhet të biem dakord në diçka. Kjo forcë ka kaluar në degradim, degradim dhe shkretim vlerash brenda vitesh. Nuk ka ardhur për një ditë, ka ardhur për një periudhë kur të tjerët pranë Bashës heshtnin. Dhe nuk mund të kalojë duke kërkuar falje. Secili të bëjë një mea culpa, por edhe një analizë. Në këtë ngjarje duhet të distancohen nga fenomeni i klientelizimit apo i zhdukjes së opozitarizimit për shkak të karrierës apo pasurisë së dikujt, apo edhe të kryetarit. Pa votë nuk rikthehet legjitimiteti”, tha Topalli.