Vendosni fjalën kyçe....

Agron Shehaj ngatërron “BIRN”-in me “MCN TV”-në, citon medien e gabuar për skandalin e shpalljes së Xhaçkës “investitor strategjik”


Deputeti Agron Shehaj dhe njëkohësisht anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik në bregdetin e Himarës, ministres për punët e jashtme, Olta Xhaçka. Një zbulim i bërë nga “MCN TV” para një jave.

Mirëpo në reagimin e tij, ai i është referuar një investigimi që gjoja “BIRN” paska bërë duke zbuluar këtë aferë korruptive.

 

 

Shehaj siç duket e ka marrë me vonesë lajmin dhe e ngatërron këtë medie me “MCN TV”-në e cila ka qenë e para e cila ka publikuar investigimin që zbuloi këtë skandal që të enjten e 3 Marsit (kliko këtu), duke mos i respektuar kështu kësaj medieje të drejtën e njohjes së pronësisë intelektuale, të mbrojtur edhe me ligj.

Gati një javë pas publikimit të skandalit, “BIRN” ka publikuar sot një shkrim për këtë (kliko këtu), bashkë me skicimin e skemës së mëposhtme të shpërndarë edhe nga Shehaj, i cili ka zgjedhur të citojë medien e dytë dhe jo atë që ka bërë zbulimin.

 

Duhet të theksojmë se vetë editori i BIRN-it siç e shihni edhe më poshtë, e ka shpërndarë në rrjetet sociale më 3 Mars shkrimin e “MCN”-së, por pas një jave kjo media merr pronësinë e investigimit./Hashtag.al