Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimeve, Berisha në konferencë për shtyp: Tre kërkesat e PD-së për të zbutur krizën


Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera në vend.

Para gazetarëve, ai bëri të ditur tre kërkesa të Komisionit të Rithemelimit drejtuar qeverisë shqiptare për të kaluar këtë krizë.

“Nuk mund të mohohet se Evopa është në luftë dhe hijet e saj përhapen në mbarë kontinentin përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Por në këtë luftë krahas armikut kryesor që janë hordhitë barbare ruse që po kryejnë çdo orë, çdo ditë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainën e lirë dhe të pavarur, hordhitë e dyta jo vetëm në Ukrainë tashmë, por në mbarë Europën, janë spekulantët që duan të pasurohen si shushunja nga lufta.

Në këtë kontekst, është në detyrën më parësore të qeverive të vendeve evropiane të luftojnë me vendosmëri spekulimin dhe spekulantët. Kohë përpara se të fillonte kjo luftë në Ukrainë, të gjithë vendet e BE, kanë marrë një seri masash me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga spekulimi. Sot Shqipëria ka çmimet më të larta në Europë përsa i përket naftës dhe gazit, ndonëse është një vend prodhues i naftës në sasi të konsiderueshme, megjithatë shqiptarët paguajnë naftën rreth dy euro në treg, çmim më i larti i regjistruar sot në Evropë, pavarësisht se rrogat e tyre janë të paktën 10 herë më të ulëta se në Zvicër, Gjermani apo Austri.

Ky çmim stratosferik i naftës sot në bursë është 125 dollarë për fuçi, nuk ka ekzistuar në vitin 2008, kur fuçia e naftës në bursë ishte nga 150 deri në 200 dollarë. Ky çmim tërësisht i papërballueshëm është rezultat i një seri taksash të vendosura me arbitraritet dhe kundër logjikës fiskale.

E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë sot qytetarët dhe bizneset.

Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH-së nga nafta, heqjen e plotë të TVSH-së të energjisë elektrike.

Së dyti, PD kërkon rimbursim apo një bonus për të gjitha familjet në nevojë, shtesë që të përballojë krizën energjetike.

Së treti kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lekë dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përrreth.

Por meqenëse Edi Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se tu thotë shqiptarëve se çbënte me Covidin kur thoshte do shihni male me kufoma, duhet para së gjithash të marrë këto masa të cilat rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë.

Në rast se spekulimi vazhdon, ndërhyrja direkt në tregun e karburanteve mbetet si masa e fundit që nuk mund të përjashtohet për shkak të luftës.”- tha Berisha.