Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e mbytur një grua në Osum, 35-vjeçari në Shkodër dyshohet se u vetëvar në banesë


Një grua është gjetur e mbytur në breg të lumit Osum në Berat.

Trupi i viktimës reth 70 vjeç është nxerrë nga uji nga zjarrfikësit. Identiteti i saj dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

Në Shkodër një 35-vjeçar është gjetur, dyshohet i vetëvarur brenda banesës së tij. Viktima me iniciale Gj.L., është gjetur nga familjarët në banesë në lagjen ‘Partizani’.

Njoftimi

“Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër,  në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë  dyshohet i vetëvarur  shtetasi Gj. L. 35 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po  vijon punën për  zbardhjen  rrethanave të ngjarjes.”