Vendosni fjalën kyçe....

Rama – ministrave të Brendshëm: Ç’është kjo leje 5-vjeçare, hiqeni fare mos ta heqim me votë këtu, është pengesë psikologjike


Një nga marrëveshjet e nënshkruar sot mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, është edhe ajo për lejeqëndrimet. Sipas kësaj marrëveshje, të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të marrin lejen pesëvjeçare të qëndrimit në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë dhe e anasjellta.

Por gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, iu kërkoi ministrave të Brendshëm të dy vendeve, që ta heqin detyrimin 5-vjeçar dhe të mos vendosin asnjë pengesë.

DISKUTIMI

Kryeministri Edi Rama: Një pyetje kam se gjithmonë e kam këtë kuriozitet sesi funksion racionalja e një ministri të Brendshëm, pse e bëni këtë lejen 5 vjet prsh? Do martohen njerëzit dhe pas 5 vitesh do të vijnë prap tek ju që të konfirmojnë që janë bashkë, pse nuk e hiqni këtë 5 vjeçarin? E marrin lejen për t’u martuar nga familjarët përkatës, ju njoftojmë se jeni martuar. Në këtë njoftim ju jepni lejen e qëndrimit e pse duhet të vijnë sërish pas 5 vitesh.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svelça: Në rastin që ju përdorët, patjetër që nuk do të ketë nevojë, dmth për shembullin e martesës. Leja e 5 vjeçarit do të vlejë për studentët, për të punësuarit. Edhe në këto raste nuk do të thotë se gjithmonë do të vijnë prap për lejen pasi atij do t’i zgjatet leja.

Kryeministri Edi Rama: Hiqeni fare këtë leje më mirë, pse e mbani. Është pengesë psikologjike. Pasi nëse e hedhim me votë, do të dilni në minorancë ju të dy.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi: S’ka nevojë për votë, se i shtojmë një zero dhe e bëjmë 50 vjet.