Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Pa kërkuar ndjesë publike, Yuri Kim s’takohet me mua, njeriu i qytetëruar e pranon ndjesën


 “Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt.”- tha kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët.

Ai theksoi se megjithëse nuk ka patur përpjekje për të organizuar një takim nga ana e ambasadores me të, tha se ndjesa pranohet.

“Jo nuk ka patur përpjekje por ndjesa në kodin moral pranohet. Njeriu i qytetëruar e pranon ndjesën. Pranon ndjesën sepse nuk mund të them se nuk e pranoj, se ajo nuk e sraqoi asnjëherë. Nuk është tërhequr. Por zgjedhjet janë të saj.”- shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet me SHBA-të, theksoi se ambasadorja Yuri Kim duhet të respektojë së pari votën.

 “Është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Votën duhet ta respektosh. Por të pretendosh se po respekton shtetin ligjor, duke mos respektuar votën, është absurde.

Nëna e shtetit ligjor është vota, pa votë nuk ka shtet ligjor, ka diktaturë, ka autokraci, ka çdo formë tjetër, por jo demokraci.

Se si ka mundësi këto, mendoj se nuk dëmtojnë PD-në dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim këto ndërhyrje me Konventën e Vjenës dhe përpjekjet e PD-së me marrëdhënie të mira dhe shumë të mira me SHBA.

Çfarë e shtyn zonjën të mohojë? Ku e gjen autoritetin, mbi ç’bazë, mbi ç’konventë, mbi ç’marrëveshje, të mohojë votën e 11 dhjetorit, votën e 6 marsit, 22 majit? Nëse ka një parti që ka votuar më shumë në Europë se kjo parti, nuk ka. Atëherë kemi të bëjmë me një çështje themelore.

Unë e kam parë kur vrapoi të elozhojë votën e transfiguruar nga patronazhistët, nga blerjet, etj. Po njeriu në një moment duhet t’i thotë vetes: Enough is enough.”- tha Berisha.