Vetëm disa orë pasi u votua si kryeministre, Magdalena Andersson është dorëhequr raporton Euronews.
Andersson u bë e para femër kryeministri në Suedi dhe vetëm pak kohë më parë mori dhe drejtimin e Partisë Social-demokrate.
Më herët ajo ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Financave.
“Unë i kam thënë kryetarit të parlamentit se dëshiroj të jap dorëheqjen si kryeministër,” u tha Andersson gazetarëve në një konferencë shtypi.
Megjithatë, ajo tha se ishte e gatshme, të provonte përsëri si udhëheqëse e një qeverie të një partiake ndryshe nga sa u zgjodh sot si pasojë e një koalicioni, raporton Reuters.