Vendosni fjalën kyçe....

Kosova barazon me Malin e Zi


 Kosova nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim 1-1 përballë Malit të Zi, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020-ës.

“Dardanët” e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke marrë kontrollin e fushës dhe iniciativën, teksa që në fillim kërcënuan me anë të sulmuesit kryesor Vedat Muriqi. Goli ishte rrotull për Kosovën, e cila zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, kur pas një topi të ardhur nga krahu, ishte Milot Rashica, që me një mbrojtës dhe portierin përballë, arriti të gjuajë saktë dhe të dërgojë topin në rrjetë.

Vendasit, në minutën e 69’ shënuan golin e barazimit në një nga të paktat raste të krijuara, me anë të sulmuesit kryesor Stefan Mugosha, i cili mposhti portierin Aro Muriç.

Me këtë barazim, Kosova shkon në kuotën e dy pikëve, në po kaq ndeshje, teksa në takimin e parë barazoi 1-1 me Bullgarinë në Prishtinë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *