Vendosni fjalën kyçe....

Ushtari irakian xhiron mjetin e blindur në rrugët e Bagdadit (Video)


 

Një ushtar i ushtrisë irakiane ka treguar aftësitë e tij në ngarjen e një mjeti të blinduar duke e xhiruar nëpër rrugët e Bagdadit.

Një video e një mjeti të blinduar në atë që duket si një rrethrrotullim bosh filloi të bëjë xhiron në mediat sociale në mesin e javës.

Komandantët e ushtarit pasi panë pamjet lëshuan një deklaratë duke thënë se do marrin masa e do e nëshkojnë personin përgjegjës. Një hetim është nisur nëse ai kishte shkelur detyrat e tij gjatë misionit.

Kreu i ushtrisë irakiane nxitoi të sigurojë të gjithë se shoferi i mjetit të blinduar ishte thjesht një ‘dru i shtrembër’ sjellja e së cilës nuk përfaqësonte ‘nivelet më të larta të disiplinës dhe përkushtimit ushtarak’ të personelit ushtarak të vendit.