Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa i tha “Suksese në jetë”, Spiro Vaso: E paprecedentë, Foltoren s’e ndal as dot ajo, as unë


Pas debatit me Ina Zhupën, anëtari i Këshillit Kombëtar në PD-në e Sarandës, Spiro Vaso, ka folur në një intervistë televizive lidhur me këtë.

Në një intervistë me “Skype” në “Syri Tv”, Vaso thekson se Basha është treguar neglizhent në lidhje me çfarë po bën me PD-së, duke shtuar se Foltoren e Berishës nuk e ndal dot askush.

“Koment… Është një situatë e parecedentë që deputetja e zonës tonë i thotë ‘suksese në jetë’ anëtarëve që e kanë ndihmuar në fushatë, sidomos unë një aktivist ndër vite i FRPD-së dhe i PD-së. Kemi punuar me mish e me shpirt për të bërë kryetarin, ose ish-kryetarin mund të themi, Lul Bashën, ta bënim kryeministër. Por diçka që nuk ndodhi, jo për fajin tonë për për fajin e atij vetë dhe të shumë rrethanave të tjera.

Dhe deputetja kur bëra një njoftim dje që ditën e Premte zhvillohet Foltorja, aty kam parë që ka ardhur një mesazh nga deputetja Ina Zhupa duke thënë suksese në jetë.

Jam shtangur, jam menduar disa minuta dhe i kam kthyer përgjigje që suksese në jetë do ia themi Lulzim Bashës më 11 Dhjetor.

Kjo është një situatë që nuk e ndal dot as Ina Zhupa, as unë. Demokratët shikojnë një shpresë tek Foltorja. Në Sarandë sot kemi rreth 70% të anëtarëve që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 Dhjetor.

Në informacionin që unë kam lidhur me ditën e Premte, këtu në Sarandë rreth 75-80% e anëtarëve të PD-së kanë shprehur me dashamirësinë më të madhe pjesëmarrjen në takim. Kjo i ka irrituar pak më shumë drejtuesit e kryetarit aktual, që nuk ndihen mirë që do ketë një pjesëmarrje masive në këtë takim.”- u shpreh Vaso.

Gjatë intervistës, Spiro Vaso ka shpjeguar vendimin e tij për të mos e mbështetur më Bashën në drejtimin e partisë duke thënë se “Basha ka marrë vendime absurde”.

Kjo deklaratë e tij vjen në një kohë, kur Vaso u përfshi në një debat me zëdhënësen e PD-së Ina Zhupa në grupin në Ëhats Upp të demokratëve të qarkut të Sarandës.

Vaso kishte bërë një njoftim për foltoren e Sali Berishës duke ftuar anëtarët e grupit të merrnin pjesë, por zonja Zhupa iu përgjigj me shprehjen: “Suksese në jetë!”

Sikurse vihej re në mesazhet e qarkulluara në rrjet, deputetja më pas i ka thënë Vasos se ka kohë që të ndërrojë mendje deri në vitin 2025, kur do mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së.