Vendosni fjalën kyçe....

UEFA dhe FIFA ndalojnë tifozët miq në ndeshjet e shtatorit


UEFA ka njoftuar se tifozët miq s’do të lejohen në stadiume në ndeshjet e shtatorit, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2022.

Në një letër të përbashkët të UEFA-s dhe FIFA-s dërguar Federatave Kombëtare, thuhet se për shkak të pandemisë dhe rritjes së rasteve në Evropë me COVID-19 tifozët miq nuk do të lejohen të përkrahin kombëtaret e tyre

“Ne jemi duke monitoruar nga afër evolucionin e pandemisë në Evropë përpara ndeshjeve paraprake të UEFA -s për Kupën e Botës FIFA 2022 që do të zhvillohen në shtator. Për shkak të rritjeve të fundit të COVID-19 në Evropë të kombinuara me numrin e madh të ndeshjeve që do të luhen gjatë shtatorit, është rënë dakord të zbatohet e njëjta qasje siç u vendos nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s më 14 qershor 2021” – thuhet në njoftimin e UEFA-s.