Vendosni fjalën kyçe....

Skafi pësoi defekt, shpëtohet 7 persona në Karaburun


Policia Kufitare e Vlorës ka ndihmuar një mjeti tip Skaf i cili rrezikohej të përmbysej.

Ngjarja ka disa minuta që ka ndodhur ne zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili.

Në skaf kanë qenë shtatë persona pesë të rritur dhe dy fëmijë, ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të përmbysej skafisti është afruar afër bregut ku ka mundur të shpëtojë pushuesit.

Policia Kufitare ka mbërritur në vëndngjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port pa asnjë dëmtim.