Vendosni fjalën kyçe....

Meta përkrah rezolutën e Kuvendit të Kosovës për gjenocidin në Serbrenicë: Përgjegjësit të dënohen


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Kosovës për miratimin e Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Serbrenicë.

Meta përkrah rezolutën dhe thotë se i bashkohet kërkon që përgjegjësit e masakrës të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.

Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian”-shkruan Presidenti Meta.