Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli e Jordania përplasen për ujin e lumit Jordan mes thatësirës e “fërkimeve” personale


Tashmë në telashe me Jordaninë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshkallëzoi tensionet me aleatin më të ngushtë arab të vendit të tij duke kundërshtuar në mënyrë të njëanshme kërkesën e saj për të rritur furnizimin me ujë në mbretërinë e goditur nga thatësira.

Vendimi i Netanyahut – thuhet se u ndikua nga tensionet në marrëdhënien e tij personale me mbretin jordanez Abdullah II – shkoi kundër rekomandimit të shërbimeve të sigurisë për të shmangur rrezikimin e marrëveshjeve historike të ndarjes së ujit, kritike për paqen në rajon.

Sipas gazetës Haaretz, Netanyahu nuk ‘u përgjigj pozitivisht edhe pse profesionistët në çështjet e ujit dhe zyrtarët e institucioneve të mbrojtjes rekomanduan që të bëjë të kundërten’.

Në përputhje me marrëveshjen e paqes të vitit 1994 midis dy fqinjëve, Izraeli rregullisht furnizon mbretërinë me ujin që pompon nga lumi Jordan. Ka pasur gjithashtu një mirëkuptim të heshtur midis vendeve që Amani zyrtar mund të kërkojë, dhe do i jepet, sasi shtesë uji gjatë sezoneve të thata.

Kërkesa e fundit, e paraqitur në fillim të këtij muaji, u diskutua javën e kaluar nga një komitet i përbashkët dypalësh. Sidoqoftë, siç raportoi Haaretz, ‘Netanyahu dhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar vonuan përgjigjen e tyre në një mënyrë që dëshmonte qëllimin e tij për të mohuar kërkesën’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *