Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi tregon arsyet pse u ktheu partive listat e deputetëve


Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tregoi arsyet pse ka kthyer listat e disa partive në një intervistë për Euronews Albania.

Ilirian Celibashi tha se nga pikëpamja formale vetëm LSI-ja ka plotësuar dokumentacionin në rregull.

I kemi kthyer të gjitha listat e partive për plotësim dokumentacioni në përjashtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim që rezulton që të paktën në pikëpamjet formale e ka sjell dokumentacionin në rregull”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Në këto dokumente bën pjesë dhe formulari dekriminalizimit, CV dhe disa deklarime dhe dokumentacione të tjera që sipas KQZ duhet t’i bashkëngjiten dokumenteve të kandidimit.

Për të gjitha subjektet e tjera, KQZ do të presë plotësim dhe korrigjim deri të hënën e ardhshme në orën24:00 dhe ky është afati i fundit që nuk mund të tejkalohet”-deklaroi z. Celibashi.

Arsyeja për kthimin e listës së PS lidhet me mos plotësimin e kuotës gjinore në Elbasan dhe disa mangësi me emra në disa qarqe.

Ndërkohë lista e kandidatëve të PD dhe koalicionit të saj është kthyer për tejkalim të  numrit të kandidatëve dhe mos respektimi të kuotës gjinore në Tiranë dhe Korçë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *