Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kam besim te demokracia, qeveria në kohë pandemie prioritet tunelin e Llogarasë dhe jo luftimin e varfërisë


Kreu i Shtetit, Ilir Meta në një intervistë për televizionin lokal të Fierit deklaroi se ka besim te demokracia dhe se çdo qytetar në zgjedhje do votojë për paqen.

Meta thotë se në kohë pandemie nuk mund të keshë prioritet tunelin e Llogarasë dhe jo rritjen e ekonomisë apo bujqësisë.

Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votoje te jete në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Si mundet të kesh prioritet në periudhë pandemie të ndërtosh tunelin e Llogarisë, dhe jo si të rritësh ekonominë apo bujqësinë, të luftosh varfërinë dhe të ndalësh shpopullimin
Shikoni sa kemi dhënë ne për pandeminë, shikoni sa kanë dhënë vendet e tjera, sepse ne kemi investuar vetëm për zhvillimin e PPP-së.

Këto nuk janë zgjedhje të rëndësishme për 4 vitet, por për 100 vitet që vijnë dhe kjo duhet të kuptohet qartë nga të gjithë. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë nesër të ankohet për qeverinë dhe për Parlamentin në rast se nuk shkon në votime për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar këdo që i ka gënjyer, këdo që i bën presion apo tenton t’i blejë votën”- deklaroi më tej Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *