Vendosni fjalën kyçe....

Rama irritohet kur i përmendin kritikat e Michael Gahler: Kush është ky? Unë s’e kam përgojuar BE-në


Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediet, është pyetur lidhur me komentet e Koordinator për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, i cili e ka paralajmëruar që mos të përgojojë BE-në lidhur me vaksinat, por të plotësojë kushtet për negociatat.

Rama tha në fillim se nuk e dinte se kush ishte Gahler apo se çfarë ka thënë ai, e më pas u shpreh i revoltuar lidhur me këtë qëndrim që eurodeputeti ka pasur ndaj komenteve të Ramës për shpërndarjen e vaksinave.

“Unë nuk e njoh kush është ky dhe nuk kam pse t’i përgjigjem deklaratës së tij e para e punës. Mos më ndërprit. Më bëre pyetjen, më lër të vazhdoj. Faleminderit për ndihmën, tani që ma prezantove kur të kem kohë, nëse do kem kohë do shof që të mësoj më shumë për këtë person. Por gjithmonë duke iu referuar atyre që the ti se atë nuk e njoh dhe nuk e di çfarë ka thënë dhe unë i marr me rezervë citimet.

Këto të gjitha që rreshtove janë përrallë nga e kaluara. Nuk kanë lidhje me realitetin dhe sigurisht që nuk kam asnjë koment për këtë.”– deklaroi Rama.

Ai vijoi të thoshtë se nuk e ka përgojuar aspak BE-në ndërsa kritikon koordinatorin Michael Gahler se ka folur duke u dizinformuar nga burimet e gabuara në Tiranë.

Rama thotë se fakti që nuk kanë rënë dakord për zgjedhjet palët politike në Shqipëri, kjo nuk do të thotë se shqiptarët nuk meritojnë të vaksinohen.

“Ajo që dua të shtoj unë, është ku lidhen këto me ato çfarë kam thënë unë për vaksinën? Ku lidhen zgjedhjet me vaksinën? Ku lidhen tërë ato fabulat e tjera që kemi dëgjuar vazhdimisht si këngë ata që marrin informacione të njëanshme nga Shqipëria, zakonisht nga kanalet e Shqupit.

Po ju ku hyni këtu në këtë mes? Me kë jeni ju: Me Shqipërinë, domosdoshmërinë që shqiptarët të kenë vaksinën, apo jeni me koordinatorët e PE që merren me histori që skanë asnjë lidhje me vaksinën? Keni hall se po përgojohet BE dhe çfarë përgojimi ka këtu? Dhe sim und të përdoret një herë termi përgojim.

Se po të flasim për përgojim, këto të gjitha janë përgojime tërësisht të pabazuara në fakte të vendit tonë, por për këto unë nuk fajësor koordinatorët e BE-së. E di shumë mirë kush është fajtori. Janë ata që nxjerrin tërë rrugëve të botës llafet më të zeza për Shqipërinë dhe që duan dhe të vijnë në qeveri me pseudoprograme që janë një ofendim i madh i të gjithë njerëzve që dinë të bëjnë dy llogari. Jo më shumë, dy. Unë nuk kam përgojuar BE-në. Unë kam thënë atë që po thonë sot të gjithë. I dëgjoni çfarë po thonë sot nëpër Europë për çështjen e vaksinës? E keni dëgjuar çfarë ka thënë presidentja e Komisionit Europian? Po përgojon BE-në ajo?! Po përgojon Europën?!

Po pse, kur ne apo unë që nuk flas për shtëpinë time, por flas dhe për ty dhe për ju, kur flasim për programet e partive është normale që unë flas për një palë e ti për një tjetër, por kur flasim për të tjerët, kur flas unë për të tjerët unë flas dhe për ty. Ky është dallimi me vendet ku ka politikanë seriozë me ata ku ka karagjozë. Këtu bëhet fjalë për gjyshen tënde, gjyshin tend, prindërit e tu. Kur flitet për një situatë që nuk e krijuam ne, nuk e krijoi Shqipëria por nga një situatë dritshkurtët e pallogjikshme dhe urdhëro ku janë rezultatet.

Nuk ka nevojë ta mbrojë asnjë koordinato i BE-së, BE-në ng unë. E mbroj vetë më mirë BE-në, le të jetë gjerman, holandez, spanjoll, le të jetë çfarë të dojë. Por këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq furnizohen nga Tirana, ushqehen nga Tirana, mbështeten nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu dhe nuk kanë minimumin etik kur hapin gojën. Ku flet ai, në kafene, në Babrru? Do na thotë se ne nuk meritojmë të kemi vaksinën se nuk kemi dakordësi për zgjedhjet apo se nuk meritojmë të vaksinohemi njësoj sin ë Belgjikë sepse s’kemi rënë dakord për 5 qershorin. Dëngla dhe dokrra që janë product ‘Made in Albania’. Dizinformim dhe manipulim i njëanshëm.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *