Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka publikuar një video, duke akuzuar kryeministrin Rama se ka ka humbur kontrollin mbi pandeminë e për këtë arsye duhet të largohet.
“Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!” – shkruan Basha në komentin që shoqëron videon.
Në video shfaqet kryeministri Rama teksa flet ndërsa në sfond dëgjohen të kollitura njerëzish të prekura nga koronavirusi i ri.