Vendosni fjalën kyçe....

Franca dyfishon ditët e pushimit për baballarët që kujdesen për fëmijët


Franca ka vendosur të dyfishojë ditët e pushimit të atësisë, për baballarët që kujdesen për fëmijët, duke i çuar në 28, duke përfshirë shtatë të detyrueshme.

Deri në vitin 2022, të gjitha vendet e BE-së duhet të propozojnë të paktën dhjetë ditë pushimi të detyrueshme për baballarët që kujdesen për fëmijët.

Qëllimi i kësaj nisme është përfshirja më e madhe e baballarëve në jetën familjare dhe një ndarje më e ekuilibruar e punëve. Tjetër qëllim është zvogëlimi i pabarazive profesionale dhe pagesave mes grave e burrave.

Sipas një babai që kujdeset për fëmijët e tij, prania e prindit mashkull është tejet e rëndësishme për mirëqenien e fëmijëve.

“Kur një baba kujdeset për fëmijën e tij, ai sekreton oksitocinë, hormonin e lumturisë. Vetëm për shkak se ju kujdeseni për fëmijën tuaj dhe pastroni, nuk do të thotë që jeni më pak burrë. Kjo ide është shumë e rëndësishme për ndërtimin e shoqërisë së nesërme.” – tha ai në një lidhje me televizionin France24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *