Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi për vdekje 25-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet shoferi i cili u largua nga vendngjarja


Foto ilustruese

Policia ka ndaluar një 28-vjeçar i cili ditën e djeshme shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen në dëm të një 25-vjeçari i cili ishte kalimtar.

Shtetasi A.H duke drejtuar mjetin “Audi” humbi kontrollin dhe aksidentoi për vdekje shtetasin M.K.

28-vjeçari është arrestuar  për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vëndi i aksidentit”

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme ku në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd, shtetasi A.H., 28 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, humbi kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin M.K., 25 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ” dhe ” Largim nga vëndi i aksidentit”

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *