Europa Nostra ka reaguar përsëri lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Në llogarinë zyrtare në “Twitter”, organizata e konsideron të paligjshme shembjen e Teatrit.
“Ne jemi për kulturën e Europës. Kjo është arsyeja pse ne e kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet më të rrezukuara të Europës.
Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët.”– shkruan Europa Nostra.
Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ndezi sërish debatin i cili prej dy vjetëve ka pasur ulje ngritjet e tensioneve që jo pak herë është shoqëruar me përplasje.
Por dje Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi shembjen e godinës dhe artistët e aktivistët u ngujuan mbrëmë në godinën e Teatrit për të mos lejuar shembjen e tij. Edhe kryedemokrati Lulzim Basha tha mbrëmë se do ta gdhijë me artistët.