Vendosni fjalën kyçe....

Prishja e Teatrit me firmën e Këshillit Bashkiak, artistët dhe opozita ngujohen te godina


Konflikti për shembjen e Teatrin Kombëtar është çështja me e nxehtë tashmë në mediumin shqiptar që shoqërohet me përplasje politike por edhe qytetare mes qeverisë dhe Bashkisë së kryeqytetit nga njëra anë dhe artistëve e aktivistëve nga ana tjetër të cilët kanë marrë edhe mbështetjen e faktorëve të opozitës.

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për të kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ndezi sërish debatin i cili prej dy vjetëve ka pasur ulje ngritjet e tensioneve që jo pak herë është shoqëruar me përplasje.

Dhjetëra artistë dhe aktivistë janë kundër shembjes së Teatrit dhe në këto dy ditë më parë, çuarja e vendit te dera e godinës për marrjen në dorëzim të pronës nga Policia Bashkiake ndezi debatin.

Ndërsa ditën e sotme një vendim i Këshillit Bashkiak urdhëron shembjen e godinës edhe pse ky këshill duhet të mblidhet ditën e hënë për të votuar këtë nismë edhe pse votimi nuk pritet të ketë surpriza duke ditur që këshilltarët janë të gjithë nga radhët e socialistëve që prej 30 qershorit 2019.

Opozita e ka mbështetur qëndrimin e artistëve për të mbrojtur godinën madje vetë kryetari i saj Lulzim Basha, do kalojë mbrëmjen e sotme me ta për të mbrojtur godinën.

Vetë Basha u shpreh në intervistën për mediat se Teatri është vija e fundit e demokracisë dhe se pas saj do vijë diktatura.

PD ka qenë pranë artistëve, i bej thirrje qytetarëve që t’u qëndrojë pranë, po mbrojnë vijën e fundit pas së cilës vjen diktatura. Do kaloj orë të tëra këtu dhe do jem pranë tyre. Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët preferojnë hilet, shkuan që në 5:00 të mëngjesit në Astir me gaz lotsjellës. Jemi i vetmi vend në botë që qeveri anë vend t’i mbrojë i grabit qytetarët. Në vend që t’i kushtohet vëmendje COVID-it Rama grabit pronat, ka 7 vite vjedhje, 7 vite dështim por pandemia tregoi fytyrën e vërtetë, se kur nuk ndalesh nga pandemia do të thotë je i pashpresë“-deklaroi Basha.

Ndërsa nga ana tjetër Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme çoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese VKM-në e kalimit të godinës në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Mazhoranca duke këtë radhë më shumë se kurrë e vendosur të shembë godinën pasi ka bërë nul ligjin special për ndërtimin me PPP godinën tashmë thotë se ka siguruar kredi për ndërtimin me buxhetin e shtetit./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *