Kreu i PD-së, Basha, është nisur drejt spitalit të Traumës, ku do vizitojë banorët e Unazës së Re, që janë shtruar aty pas përplasjes me policinë.
Më herët në spitalin e Traumës ishte edhe kreu i ish-grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, i cili akuzoi kryeministrin Rama e ministrin Lleshaj për dhunën ndaj banorëve.
Paraditen e sotme punonjësit e IKMT-së dhe forca të shumta policie nisën aksionin për prishjen e banesave në zonën e Unazës së Re.
Aksioni është shoqëruar me përplasje mes banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe policisë.