Gjatë takimit të sotëm në Durrës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur edhe për inspektoriatet.
Pas ankesave të përfaqësuesve të biznesit në Durrës, Basha premtoi moratorium 6 mujor. Ai tha se të gjitha inspktoriatet do të shkrihen dhe më pas do të rishikohen mbi baza europiane që të mos jenë terror i biznesit.
“Administrata shtetërore është e prirur gjithmonë nga abuzimi, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ndaj ne duhet të gjejmë nënyrën për ta kufizuar diskrecionin e tyre dhe kjo bëhet me ligje te qarta dhe rregulla të qarta loje. Për çfarë do të punoni ju, për të përmirësuar produktin tuaj apo të mbushni xhepat e inspektoriateve? Propozimi ynë i parë është një moratorium: të gjithë inspketoriatet do të shkrihen dhe do të riformatohen me një model europian. Moratorium mbi inspektoriatet. Shërbim, jo terror mbi biznesin. E kanë bërë me hije biznesin”– tha Basha.
Kryedemokrati po ashtu premtoi se taksa e transferimit të pronës, nga 15 përqind do të zbresë në 3 përqind.