Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, ka takuar ditën e sotme Ministrin e Ekonomisë të Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshin.
Dy ministrat u dakordësuan se pas zgjidhjes së problematikave me programet e monitorimit aktiv, ministritë do i heqin barrierat dhe masat e reciprocitetit mes dy vendeve.
Gjatë takimit, ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por është marrë për të gjithë shtetet që nuk e implementojnë programin e monitorimit aktiv përsa i përket produkteve të peshkut.