Një adoleshent algjerian është quajtur një hero pas kapjes së një fëmije dyvjeçar sirian, i cili ra nga një ballkon i katit të dytë.
E gjithë ngjarja u kap nga kamerat ‘CCTV’ dhe është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.
2-vjeçarja Doha Muhammed po luante në apartamentin e saj në lagjen Fatih të Stambollit, të enjten e kaluar, kur ndodhi e pamendueshmja dhe ajo shkoi në buzë të ballkonit duke u rrëzuar poshtë.
Fatmirësisht, 17 vjeçari Feud Zabaat, një punëtor emigrant algjerian në qytet, e pa gjithë ngjarjen duke shpëtuar foshnjën për mrekulli. Fatmirësisht e mitura nuk pësoi lëndime nga incidenti, por u trondit jo pak.