Ndërkohë që në Parlament po zhvillohet seanca plenare, një grup minatorësh kanë nisur një protestë.
Minatorët vazhdojnë te kenë të njëjtën kërkesë për qeverinë, statusin e minatorit të munguar prej 15 vitesh dhe rritje të pensioneve.
“Ne kërkojmë status, jo pallavra” dhe “Ne kërkojmë djersën, ne kërkojmë hakun“, janë thirrjet e tyre. Ata janë kundër prjojektligjit që pritet të miratohet sot në Parlament.
Ndër vite minatorët kanë shprehur domosdoshmërinë e miratimit të statusit të minatorit, por ende nuk është realizuar kjo kërkesë e tyre.
Paralalisht me protestën në Tiranë, edhe minatorët e Korçës, Devollit dhe Ersekës kanë organizuar sot protesta para Prefekturës.