Vendosni fjalën kyçe....

50 qytetarë në polici vetëm pse protestuan kundër Ramës


Policia ka shoqëruar disa nga qytetarët që dolën në protestë në qytetin e Roskovecit, Fierit e Patosit duke i bllokuar rrugën Kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se bëhet fjalë për rreth 50 persona të shoqëruar gjatë mbrëmjes së 8 Marsit. Policia e Fierit ka kontrolluar banesat e shumë protestuesve në Fier, Patos dhe Roskovec.

Kreu i PD-së në Fier Luan Baçi, sipas të cilit protesta do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, thotë se policia po u bën presion qytetarëve.

“U bëjnë presion, që ose të vini në polici, ose të vini nesër. Kjo është një presion që i bëhet, pasi protesta do të vazhdojë nesër. Qytetarërt fierakë do të përballen përsëri në protestë me kryeministrin Rama. Kjo bëhet që mos shkojnë nësër në protestë. Qeveria dhe policia mos ti bëjë presion qytetarëve pasi protesta e sotme në Fier ishte shumë paqësore, por e fuqishme përballë kryeministrit”, tha Baçi, mbrëmjen e kaluar në një prononcim për Ora News.

Dhjetra qytetarë në Roskovec i bllokuan rrugën kryesore të qytetit duke bllokuar kështu rrugën kryeministrit Edi Rama,  i cili kishte njoftuar se do të vizitonte Kishën e “Shën Kollit”  në Kurjan që është nën administrimin e bashkisë së Roskovecit, e cila është rikonstruktuar së fundmi. Protestat vazhduan edhe në qytet në Fier dhe në Patos. Madje pati edhe përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

Protestuesit në Fier për pak çaste arritën të thyejnë kordonin e policisë, që i kishte ndërprerë rrugën. Por policët janë mobilizuar duke arritur ta krijojnë sërish kordonin dhe të mos lejojnë protestuesit të kalojnë. Edhe pjesëtarë të Gardës së Republikës, kishte mes policëve të thjeshtë.

Nuk jemi kundër policë, nuk jemi kundër jush. Protesta është paqësore, nuk ka absolutisht asnjë shenjë dhune. Do ti japim një mesazh kryeministrit të rrëzuar moralisht se ai mnuk ka punë në Fier.

Hapni rrugën se do kalojmë. Jeni vëllezërit tanë, kushërinjtë tanë, shokët tanë, bashkëqytetarët tanë.”, ishin thirrjet e kreut të PD-së së këtij qarku, Luan Baçi.

Pavarësisht përpjekjeve të qytetarëve për t’i penguar vizitën, Rama kreu një takim me gratë e Fierit vetëm 500 metra më larg vendit ku zhvillohej protesta./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *