3 punonjës të Policisë Bashkiake të Tiranës janë arrestuar ditën e sotme.
Urdhër-arresti për ndalimin e tyre është dhënë nga prokuroria ndërsa policët akuzohen se u merrnin para shitësve ambulantë.
Ndalimi i tyre është bërë në zonën e Laprakës, ku janë kapur në flagrancë.
Identiteti i tyre nuk është bërë ende i ditur nga organi i akuzës dhe as nga policia.