Kryeministri Ramush Haradinaj është shpehur i prerë se taksa ndaj Serbisë hiqet kur ta njohin si shtet Kosovën.
Këto komente Haradinaj i ka bërë pak minuta para se të nisë seanca për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka kërkuar pjesëmarrjen edhe të LDK’së e VV’së në dialog.
“Ditën kur e heqim taksën, në ditën e njohjes, do të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë. Kjo është vetëm që mos ta lëmë Kosovën në pozitë të pafavorshme”, ka thënë ai.
Një ditë më parë u zyrtarizua edhe ushtria e Kosovës, çështje kjo që ka ngjallur shumë debat te shteti serb.