Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj i prerë: Taksa ndaj Serbisë hiqet kur të na njohin si shtet


Kryeministri Ramush Haradinaj është shpehur i prerë se taksa ndaj Serbisë hiqet kur ta njohin si shtet Kosovën. 

Këto komente Haradinaj i ka bërë pak minuta para se të nisë seanca për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka  kërkuar pjesëmarrjen edhe të LDK’së e VV’së në dialog.

“Ditën kur e heqim taksën, në ditën e njohjes, do të ketë marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë. Kjo është vetëm që mos ta lëmë Kosovën në pozitë të pafavorshme”, ka thënë ai.

Një ditë më parë u zyrtarizua edhe ushtria e Kosovës, çështje kjo që ka ngjallur shumë debat te shteti serb. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *